Plagosen dy persona në Shtërpcë, njëri 11, tjetri 31-vjeçar NULL NULL 06.01.2023 16:54 06.01.2023 16:54 Pasdite ka ndodhur një plagosje e dyfishtë në fshatin Drajkovc të Shtërpcës. Bëhet fjalë për një 11 dhe një 31-vjeçar që janë plagosur nga arma e zjarrit nga një automjet që ishte një lëvizje. “Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetin e Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në kumtesën e policisë, transmeton KlanKosova.tv. “Janë marrë të gjitha veprimet nga policia , policia e rendit e më pas hetuesit policorë dhe krimtekniket nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga PTH-Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet në kërkim dhe kapjen e personave të dyshuar”. Lidhur me të njëjtin rast ka reaguar Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, që ka thënë se të dy të plagosurit janë të kombësisë serbe dhe në momentin që janë plagosur kanë qenë duke prerë drunj për festën e Krishtlindjes. Aktualisht rruga që çon për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023