Plaçkitet Trepça 89 në stadiumin "Riza Lushta" - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plaçkitet Trepça 89 në stadiumin “Riza Lushta”

NULL NULL
29/11/2021

Zyrtarë të klubit “Trepça ’89” kanë njoftuar përmes një komunikate se klubi është plaçkitur.

“Stadiumi Riza Lushta cak i hajnave. Në mbrëmjen ndërmjet 28 dhe 29 Nëntorit thyhen dyert e Stadiumit dhe hajnat depërtojnë në zyrën e Sekretarit dhe nga aty vjedhin një Televizor dhe disa gjësende të imta”, thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.

“Lusim organet e rendit që të shpeshtojnë patrullimin rreth objektit të Stadiumit ku siç dihet fatkeqësisht në murin e pjesës lindore të stadiumit janë disa vrima ku prej aty edhe po depërtojnë keqbërësit”.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tregoi se çka është vjedhur.

“Mitrovicë, 29 nëntor 2021 është raportuar se gjatë natës së kaluar jan thyer zyrat e stadiumit “Riza Lushta” nga ku është vjedhur një televizor, dhe një bateri e një automjeti që ndodhej brenda hapsirave të stadiumit”, u shpreh ai.

Tutje, Zahiti bëri të ditur se rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ” vjedhje e rëndë”.