Plaçkiten 3 studentë në veri - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plaçkiten 3 studentë në veri

NULL NULL
06/05/2015
Mbrëmë rreth orës 12 e 30 pas mesnate në veri të Mitrovicës janë plaçkitur tre studentë. Lajmin e konfirmoi për Klan Kosovën, zëvendës komandanti i stacionit policor në veri të Mitrovicës, Besim Hoti.

Tre  studentë janë plaçkitur mbrëmë rreth orës 12 e 30 pas mesnate  në veri të Mitrovicës.

Këtë lajm e konfirmoi për Klan Kosova edhe zëvendës komandanti i stacionit policor në veri të Mitrovicës, Besim Hoti.

“Tre studentë janë plaçkitur nën kërcënimin e mjetit të fortë ,kaçavidhës , të cilëve iu janë  vjedhur dy telefona dhe 500 dinarë, ngjarja ka ndodhur pas mesnate.Policia është duke punuar për hetimin e rastit” deklaroi Hoti.

Gjithashtu ky i fundit  bëri me dije se studentët kanë qenë në gjendje të dehur kur ka ndodhur ngjarja.