19:46, 13 Gusht 2019

Legjenda e operës, Placindo Domingo, po akuzohet për ngacmim seksual.

Akuzat kanë të bëjnë me sjellje të pahijshme seksuale ndaj grave gjatë dekadave.

Sipas grave që e kanë paditur Domingon, ai i ka ndëshkuar profesionalisht kur ato kanë refuzuar sjelljet e tij.

Shumë këngëtare dhe valltare ankohen se janë ngacmuar seksualisht nga Domingo, i cili vlerësohet si një nga këngëtarët më të mëdhenj operistikë të të gjitha kohërave, shkruan BBC përcjellë Klan Kosova.

Ato thonë se disa nga veprimet e tenorit 78-vjeçar kanë ndodhur në kompanitë e ndryshme operistike, ku ai ka mbajtur poste të larta drejtuese.

Maestro i ka mohuar akuzat.

Konkurs Pune

Lexo më shumë