Pjetër Shala: Jam i pafajshëm, akuzat ndaj meje janë shpifje dhe trillime (VIDEO) NULL NULL 21.02.2023 11:02 21.02.2023 11:02 Në Hagë po zhvillohet gjykimi ndaj Pjetër Shalës, i cili akuzohet për krime lufte. Pas pyetjes së prokurorisë, Shala ka thënë që ai i kupton akuzat më të cilat ngarkohet, por që nuk i pranon. “I kuptoj por nuk i pranoj të gjitha janë shpifje dhe trillime. Jam i pafajshëm”, ka thënë Shala. Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Kosova Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje me KBI për mbulimin e shpenzimeve të varrimit 02/02/2023
Kosova Memli Krasniqi në Pentagon, falënderon SHBA-në për mbështetjen e Kosovës në fushën e sigurisë 02/02/2023