Pjesë nga fjalimi i rrallë i Halil Matoshit në Amerikë më 1990 (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pjesë nga fjalimi i rrallë i Halil Matoshit në Amerikë më 1990 (VIDEO)

NULL NULL
01.04.2023 21:40
Halil Matoshi te Adnan Merovci

Analisti i zhvillimeve politik edhe publicisti, Halil Matoshi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, në Klan Kosova ku u trajtuar veprimtaria e tij, kryesisht para çlirimit.

Gjatë bashkëbisedimit, u transmetua një video e rrallë e tij, ku në një vizitë të intelektualalëve shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 1990, përveç presidentit Rugova dhe figuarave tjera të shquara, kishte mbajtur një fjalim edhe Matoshi.

“Të dashur bashkatdhetarë, zonja dhe zotrinj, iu sjell përshendetjet e rinisë së Kosovës të organizuar në Parlamentin e Rinisë, të asaj rinie që kishte një fat sa të hidhur aq edhe krenar, një rinie që 10 vjet të tëra i kaloi në orë policore e gjendje të jashtëzakonshme, nëpër diferencime e burgje, në golgotën e quajtur Kosovë”.

“Po, kjo është gjenerata ime që edhe me gjak e pagoi çmimin e lirisë, çmimin e demokracisë”, dëgjohet teksa kishte thënë Matoshi në këtë fjalim.

Gjithashtu, Matoshi në këtë fjalim ua kishte përcjell edhe dëshirat e të rinjëve shqiptarë, të cilat mund t’i dëgjoni këtu: