Lajmet e fundit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, ku Shqipëria po udhëheq me rezultat të pastër 0:2 falë një paraqitjeje mjaft bindëse dhe efikase në 45 minutat e para.
Kuqezinjtë e zhbllokuan takimin në minutën e 21-të, kur Anis Mehmeti realizoi me sukses pas një asistimi të saktë nga Rey Manaj, duke kaluar skuadrën në avantazh 0:1, raporton Klankosova.tv.
Presioni i kuqezinjve nuk u ndal me kaq. Vetëm gjashtë minuta më vonë, në minutën e 27-të, Myrto Uzuni dyfishoi epërsinë në 0:2, duke i dhënë një goditje të rëndë kundërshtarit dhe duke marrë kontrollin e plotë të sfidës.
Deri në fund të pjesës së parë u regjistruan edhe disa ndërhyrje të ashpra, me ç'rast me kartonë u ndëshkuan Kristjan Asllani (34') dhe Nanni (39').
Pjesa e parë u mbyll me këtë epërsi komode prej dy golash, teksa pritet fillimi i pjesës së dytë për të vulosur këtë paraqitje pozitive.