“Pizza Porosi” kap kokainë në Tiranë, arrestohen 3 persona NULL NULL 12.07.2018 10:02 12.07.2018 10:02 Tre persona janë arrestuar në flagrancë në saj të operacionit “Pizza Porosi” për shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Në pranga janë vënë shtetasit Gersi Çeça, 28 vjeç; Renaldo Dalipi, 25 vjeç; Albian Avdo, 27 vjeç, të tre banues në Tiranë. Policia thotë se disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. Nga Seksioni kundër Narkotikëve është organizuar puna për kapjen e tyre në flagrancë dhe më datë 11.07.2018, shtetasi Renaldo Dalipi është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve Gersi Çeça dhe Albian Avdo). Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë; Automjet tip “Audi” Motori i Picerisë; Tre aparate celular; Fishekë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro 5 minuta më parë
Kosova Mustafa (LDK) – qeverisë: Kryeshefi i KEK-ut, që e emëruat ju, u arrestua për korrupsion 11 minuta më parë