Pizza e jetës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pizza e jetës

NULL NULL
07/05/2015
Është e mundshme që një porosi online e picës t'ua shpëtojë jetën.

Punëtorët e picerisë Pizza Hut në Florida të mërkurën ia shpëtuan jetën një konsumatoreje dhe tre fëmijëve të saj.

Në një web faqe që mundëson porosinë online të picave, Cheryl Treadway shkroi mesazhin se po mbahej peng dhe kishte nevojë që dikush ta thërriste policinë.

Bazuar në këtë mesazh u arrestua 26 vjeçari Ethan Nickerson, i cili përdori një thikë të madhe për t’i mbajtur si pengje të dashurën dhe 3 fëmijët e tyre, thanë autoritetet policore.

Sipas policisë, “punëtorët e Pizza Hut jo vetëm që e panë shkrimin, por edhe vepruan”.

Vajza 25-vjeçare që e dërgoi porosinë ishte konsumatore e rregullt në këtë piceri, gjë që i bëri punëtorët ta marrin seriozisht ankesën e saj.

Pasi policia shkoi në shtëpinë e saj, Nickerson u dorëzua në mënyrë paqësore.

Cheryl Treadway dhe fëmijët e saj të moshave 1, 5 dhe 6 vjeç nuk kishin pësuar lëndime të rënda trupore.

E kidnapuara i tregoi policisë se ajo dhe i dashuri i saj ishin grindur gjithë ditën dhe se ai ia kishte marrë telefonin celular.

Më pas, i dashuri e kishte ftuar t’i merrnin fëmijët nga shkolla dhe pak minuta më vonë ia kishte kthyer telefonin sa për të porositur pica. Ky veprim u dëshmua tejet fatlum.

Nickerson është aktualisht në paraburgim nën akuzat për kidnapim dhe lëndime trupre me armë të ftohta.

Kaucioni është caktuar 45.000 dollarë.

klankosova.tv