Pizhame të leshta për gjumë më të mirë NULL NULL 11.10.2018 18:30 11.10.2018 18:30 Mund të tingëllojë si legjendë, mirëpo ajo çfarë veshim mund të definojë se sa mirë e bëjmë gjumin. Sipas studiuesve, ndërrimi i pizhameve nga pambuku, poliesteri apo fanella me pizhame të leshta mund të na ndihmojë të flemë më shpejtë dhe më gjatë. Paul Swan, nga Universiteti i Sidnei ka thënë se më parë ka qenë normë fjetja me pizhame të leshta, ndërsa shkenca tani po i ri-zbulon përfitimet e gjumit në këtë material. “Nuk është rastësi ngase materiali i leshtë rregullon temperaturën e trupit shumë më mirë, dhe ju mbanë në atë që njihet si ‘zona e rehatshme termale’”. Studimi sugjeron se personat që vishen me pizhame nga leshi, veçanërisht kur netët janë të ftohta, flenë më shpejtë dhe më gjatë, si dhe bëjnë gjumë më kualitativ. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 18 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 18 orë më parë