22:00, 9 Qershor 2019

Të ftuar sot në rubrikën “Për drekë me mua” tek e “E diela shqiptare” ishin këngëtarja Artiola Toska, këngëtari Pirro Çako dhe gazetarja, Mirela Milori.

Këtë herë ishte Artiola ajo e cila kishte shtruar një drekë për të ftuarit në shtëpinë e saj dhe teksa dëgjonim bisedën mes tyre, vëmendjen e tërhoqi një deklaratë e Pirros.

“A je i lidhur me ndonjë gocë? Sqaroje gjithë këtë publik, gjithë këto goca të reja beqare që janë të interesuara ta dinë”, e pyet Blerina Bombaj, këngëtarin e njohur.

Ndërkohë, Pirro pa u menduar gjatë është përgjigjur duke folur për herë të parë publikisht për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

“Njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm. Të gjithë kemi nevojë për dikë. Aktualisht jam në një shoqëri shumë të mirë, ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj që të vazhdojë kjo gjë”, ka treguar Pirro, shkruan blitz.al, transmeton Klan Kosova.

Që pas ndarjes nga bashkëshortja, sopranoja Inva Mula, kjo është hera e dytë që këngëtari flet hapur për një marrëdhënie të tij, pas historisë së bërë publike vite më parë me vajzën nga Tirana të quajtur Anja.

Konkurs Pune

Lexo më shumë