Pirlo komenton protestën e Buffon - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pirlo komenton protestën e Buffon

NULL NULL
13/04/2018
Ish-asi i Zonjës së Vjetër ka thënë se protesta e madhe e Gianluigi Buffon duhet arsyetuar, marrë parasysh rrethanat në të cilat u akordua penallti në favor të kundërshtarit

Legjenda italiane, Andrea Pirlo, ka thënë se protesta e Gianluigi Buffon në drejtim të gjyqtarit të ndeshjes Real Madrid – Juventus është e përligjur.

Gardiani italian ishte i ashpër me gjyqtarin Michael Oliver, që akordoi penallti për Të Bardhët në minutën e dytë të lojës shtesë, që kualifikoi tutje skuadrën spanjolle.

“E kuptoj veprimin e Buffon, ndihesh i plaçkitur, unë do ta kisha humbur kokën”, u shpreh Pirlo për Gazzetta dello Sport.

“Duhet të kuptohet, kur jeni në epërsi 3:0 dhe të akordohet një penallti 10 sekonda para fundit, duhet ta arsyetoni”.