Pirlo i lumtur me titullin kampion NULL NULL 03.05.2015 16:08 03.05.2015 16:08 Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo është shprehur shumë i lumtur me titullin e kampionit në Itali. Juventusi mbrëmë me fitoren kundër Sampdorias me rezultat 0 me 1 është kampion i Italisë. “Ne patëm gjithçka që të arrijmë këtu ku jemi. Tani ne jemi të lumtur me suksesin. Prapa suksesit tonë është se fakti se ne nuk hoqëm dorë dhe dhamë gjithçka për të arritur maksimumin”, tha Pirlo. Pirlo duke folur për sfidën e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku të martën mbrëma do të përballen me Real Madridin u shpreh se është krejtësisht i qetë.