Pique: Finalja, Barça – Real Madrid NULL NULL 13.05.2015 09:38 13.05.2015 09:38 Mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique shpreson në një përballje me Real Madridin në finalen e Champions League. Ai ka thënë që dëshiron që sonte skuadra e Ancelotti-it të kualifikohet përball Juventusit. “Do të ishte diçka historike. Por më e mira do të ishte të fitonim tripletën. Por nuk i dihet, çdo gjë mund të ndërroj në momentet e fundit”- tha, Pique. Nëse do të ndodhte kjo, atëherë do të ishte hera e parë në histori të Champions League, që në finale do të kishim një përballje Barcelona-Real Madrid. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.