Pique: Ëndërroj finale El Classico - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pique: Ëndërroj finale El Classico

NULL NULL
15/05/2015
Finalja El Classico në Champions League është ëndërra e shumëkujt, ndër ta edhe e vet mbrojtësit katalan, Gerard Pique.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka folur edhe një herë për dëshirën e tij të madhe që të luajë një finale të Champions ku kundërshtarë do të ketë Mbretërit.

Katalanët prekën finalet e këtij viti pasi mposhtë bindshëm Bayern Munchen, por Real Madrid u tregua i pafuqishëm për të mposhtur Juventus dhe kështoi shoi ëndërrën e Pique, por edhe të shumëkujt për një finale El Classio.

“Dëshiroja të luaj në finale ndaj Real Madrid për shkak të rivalitetit. Jam një nga lojtarët të cilët dëshirojnë të përjetojnë këtë duel para daljes në pension”, tha Pique.

Finalja e Champions League zhvillohet më 6 qershor në Berlin.