Pioli: Milani nuk ka nevojë për përforcime - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pioli: Milani nuk ka nevojë për përforcime

NULL NULL
nga Andi Shabani 28.01.2023 13:32

Emri i Nicolo Zaniolos është përmendur shpesh herë në Milanello ditëve të fundit.

Por kërkesat e larta të Romës kanë bërë që kampioni i Serie A, Milan të tërhiqet nga gara për shërbimet e futbollistit italian.

E “rossonerët” duket se nuk kanë në plan të përforcojnë skuadrës në afatin kalimtar të janarit.

Kështu ka deklaruar trajneri Stefano Pioli.

“Jemi duke i rikuperuar futbollistët e lënduar dhe nuk kemi nevojë për përforcime. Shumë shpejt do të dalim nga ky moment i vështirë në të cilin po kalojmë”, deklaroi Pioli.

Milan është në krize të rezultateve pasi ka arritur vetëm një fitore në gjashtë sfidat e fundit në të gjitha garat.