Piloti turk e ndalon fluturimin pasi pasagjerët kishin në telefona fotografi të aksidenteve - Klan Kosova

Piloti turk e ndalon fluturimin pasi pasagjerët kishin në telefona fotografi të aksidenteve

NULL NULL
2 weeks më parë

Kapiteni i fluturimit së  agjencisë turke AnadoluJet e ka urdhëruar ndërprerjen e ngritjes së një aeroplani në aeroportin kryesor të Izraelit, pasi pasagjerët kishin marrë në telefonat e tyre fotografi të rrëzimit të avionëve.

Autoriteti i aviacionit izraelit tha se aeroplani po lëvizte në aeroportin Ben Gurion kur ndodhi incidenti.

Pasagjerët u detyruan të dilnin jashtë, ndërsa bagazhet u kontrolluan edhe një herë.

Disa të rinj izraelitë janë si të dyshuar për rastin dhe janë marrë në pyetje. Aeroplani ishte nisur me pesë orë vonesë.

Aeroplani AnadoluJet Boeing 737, me 160 pasagjerë në bord, ishte rrugës për në pozicionin e ngritjes kur pasagjerët njoftuan ekuipazhin se i kishin marrë ato fotografi. Kapiteni i kompanisë ishte informuar dhe e kishte urdhëruar të ktheheshin në terminal, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.