Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Piloti sëmuret gjatë fluturimit, aeroplani që u nis në Angli, ndalet në Greqi

NULL NULL
11.02.2025 22:59

Një fluturim i EasyJet, i cili po udhëtonte nga Hurghada, Egjipt në Mançester, Angli, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Athinë, Greqi, më 8 shkurt, pas raportimeve se piloti kishte pësuar një “emergjencë mjekësore” gjatë fluturimit.

Sipas një deklarate të EasyJet, piloti i parë mori vendimin për të devijuar fluturimin dhe për të ulur avionin në Athinë.

Kompania konfirmoi se fluturimi nga Hurghada në Mançester u detyrua të devijonte në Athinë për shkak të nevojës për ndihmë mjekësore për kapitenin.

“Piloti i parë realizoi një ulje të zakonshme sipas procedurave standarde dhe avioni u prit nga ekipet e mjekëve kur mbërriti në Athinë”, tha EasyJet në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv

Aktualisht nuk ka informacione të tjera në lidhje me gjendjen shëndetësore të pilotit, por reagimi i shpejtë i ekuipazhit siguroi që të gjithë pasagjerët të jënë të sigurtë gjatë fluturimit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.