Piloti porosit pica për pasagjerët - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Piloti porosit pica për pasagjerët

NULL NULL
28/05/2015

 Udhëtarët të cilët po udhëtonin me kompaninë ajrore “Delta” janë befasuar në avion iu kanë arritur pica, të cilat ishin porositur për ata.

Avioni ishte ngritur nga Filadelfia në orën 14:00 të së martës dhe duhej të arrinte në Atalanta në orën 16:00, por piloti kishte lajmëruar se duhet të bëjnë aterim të detyrueshëm  në Knoxville për shkak të motit të lig.

Pasagjerët duhej që të prisnin disa orë derisa moti të qetësohej, por kompania vendosi që të porosiste pica, si shpërblim për pritjen e tyre.

Udhëtarët ishin befasuar por iu kishte pëlqyer ky “shpërblim”i kompanisë.

Madje, pasagjerët kishin shkruar në rrjete sociale.

“Ne jemi bllokuar nga moti i keq, por tash kemi një pizza party” kishte shkruar dikush, transmeton Klan Kosova.

Pasi kishin ngrënë picat e tyre, ishte dhënë leja për fluturim dhe udhëtarët arritën në Filadelfia.

klankosova.tv

pica

pizza