Pija e cila mban fytyrën tuaj të shkëlqyer NULL NULL 03.05.2015 15:23 03.05.2015 15:23 Për të pasur një organizëm sa më të shëndetshëm është e rëndëishme që ju të përdorni një pije të rëndësishme të përbërë prej katër përbërësish kryesorë e cila do ju ndihmojë të keni përfitime sa më të mëdha. Përbërësit që ju duhen për një organizëm të shëndetshëm janë: Mentja Efekti i saj freskues mund t’ju ndihmojë në zbutjen e skuqjes së fytyrës dhe uljen e temperaturës së trupit. Aromaterapia me mente mund t’ju ndihmojnë në reduktimin e akneve të shkaktuara nga stresi dhe ekzemave. Çaji i gjelbër Antioksdiantët që gjenden në të ndihmojnë parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Lëngu i limonit, është i pasur me vitaminë C, një koenzimë që trupi juaj e përdor për krijimin e kolagjenit, i cili ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës. Xhenxhefili Ka veti anti-inflamatore në uljen e nxehtësisë së trupit, lëkurës së irrituar në sipërfaqe dhe thellësi. Gjithashtu, rrënjët e xhenxhefilit ndihmojnë në zbutjen e shqetësimeve në stomak. Për të përgatitur këtë përbërjje është e rëndësishme që të keni këto përbërës kryesor: 4 gota uji, të ndara, 2 lugë (të mesme) çaj të gjelbër, ½ gotë me gjethe menteje të freskëta, të grira, 1/3 gotë me xhenxhefil të freskët të grirë dhe 1/3 gotë lëng limoni. Hidhni dy gota uji në çajnik dhe lërini sa të ziejnë. Më pas shtoni çaji e gjelbër, menten, xhenxhefilin dhe lëreni për 30 minuta të ftohet. Hidhini në një kanë me anë të një kullese në mënyrë që të merrni lëngun e mbetur nga çaji i gjelbër dhe gjethet e mentes. Shtoni lëngun e limonit dhe ujin e mbetur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Me këto pesë truke efektive më në fund do ta keni stomakun e ëndrrave tuaja (VIDEO) 06/12/2023