Phillips për dialogun Kosovë-Serbi: Ky proces është qesharak - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Phillips për dialogun Kosovë-Serbi: Ky proces është qesharak

NULL NULL
16/08/2022

Eksperti amerikan, David Phillips ka folur në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai është shprehur se ky është një proces qesharak dhe se qëllimet e tij nuk janë përcaktuar që në fillim.

Tutje, ai tha se qëllimi i qartë i dialohut duhet të jetë njohja reciproke dhe sovraniteti për Kosovën dhe Serbinë.

“Ky proces është qesharak. Që në fillim nuk janë përcaktuar se cilat janë qëllimet e dialogut. Qëllim i qartë duhet të jetë njohja reciproke dhe sovraniteti për Kosovën dhe Serbinë. Nëse Serbia nuk është e përgatitur ta pranojë këtë, është humbje kohe të gërmojmë skajet e marrëveshjeve të vogla”, tha Phillips për Zërin e Amerikës.