Philip Kosnett: Emërimi i Naser Shalës në AKKVP ende shqetësues NULL NULL 26.04.2019 16:42 26.04.2019 16:42 Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, është shprehur edhe njëherë i shqetësuar për emërimin e Naser Shalës në postin e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. Ai përmes një postimi në Tëitter tha se ky emërim minon besimin në proceset e zgjedhjes të bazuar në meritë, njofton Klan Kosova. “Ende i shqetësuar për emërimin e Naser Shalës në një pozitë të rëndësishme në qeveri pa u kualifikuar. Kjo minon besimin e qytetarëve në proceset e përzgjedhjes bazuar në meritë dhe aftësinë e AKKVP për të përmbushur mandatin e kërkuar nga Dialogu”, shkroi Kosnett. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024