Pfizer dorëzon zyrtarisht të dhëna rreth pilulës kundër koronavirusit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pfizer dorëzon zyrtarisht të dhëna rreth pilulës kundër koronavirusit

NULL NULL
01.12.2021 23:14

Pfizer ka dorëzuar të dhëna klinike në Health Canada në lidhje me një mjekim oral, që shpreson se mund të përdoret për të trajtuar rastet e lehta deri në mesatare të COVID-19 te të rriturit.

Pilula e saj antivirale quhet PAXLOVID dhe synohet t’u jepet të rriturve të moshës 18 vjeç e lart, të cilët kanë një rast të konfirmuar të COVID-19 dhe janë në rrezik të shtuar për të zhvilluar sëmundje të rënda, shkruan CTV, transmeton Klankosova.tv.

Prodhuesi i ilaçeve tha në një njoftim për shtyp se pilula është krijuar për të bllokuar aktivitetin e një enzime në SARS-CoV-2, që është thelbësore që virusi të riprodhohet dhe gjithashtu të ndihmojë në ngadalësimin e zbërthimit të përbërësve të pilulës, në mënyrë që të ndihmojnë në luftimin e virusit për një kohë më të gjatë.

Një pjesë e pilulës përdor ritonavir, një ilaç ekzistues që është përdorur më parë në kombinim me medikamente të tjera antivirale.