Pezullohet greva e arsimit NULL NULL 03.05.2015 15:36 03.05.2015 15:36 Gjatë takimit të përfaqësuesve të Sinikdiatave të arsimit të Komunave të Kosovës të mbajtur sot në Prishtinë, me shumicë votash është vendosur që të hënën punonjësit e arsimit t`i rikthehen punës. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se në rast të mos përmirësimit të gabimeve që ndodhën në listën e pagave dhe asaj të përvojës së punës, sindikata të cilën ai e drejton do të rinis grevën. I vetmi që doli kundër vendimit të SBASHK-ut për pezullim të grevës, ishte Kryetari i sindikatës së arsimit të Klinës, Arif Elezi me arsyetimin se ka gabime të mëdha në listat e pagave dhe në vitet e numëruara të përvojës së punës.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months