13:54, 26 Mars 2020

Federata e Futbollit e Kosovës, me anë të Komisionit të Gjyqtarëve ka njoftuar për pezullimin e gjyqtarit Qendrim Vata.

Ky i fundit ka ofenduar me anë të një shkrimi kryeministrinë në detyrë, Albin Kurti.

“Komisioni i Gjyqtarëve në bazë të kodeksit të mirësjelljes për të gjithë anëtarët e FFK-së, e ku janë të përfshirë edhe gjyqtarët, ka vendosur masën e pezullimit për gjyqtarin Qendrim Vata, për shkak të deklaratës së tij në rrjetet sociale, me ç’rast ka bërë ofendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti “.

Njëherësh Komisioni i Gjyqtarëve lëndën e këtij rasti e delegon tek Komisioni Disiplinor i FFK-së, ku do të kërkohet edhe deklaratat e të lartpërmendurit.

Komisioni i Gjyqtarëve u bën thirrje të gjithë gjyqtarëve që të mos shprehin qëndrime politike, e aq më pak të shprehën në forma të tilla ofenduese për cilindo politikan apo institucion. Sporti është vetëm sport”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Gjyqtarëve përcjell Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë