Petrovci sjell “Kreolët e Ballkanit” (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 1 javë më parë nga Qendresa Sinani 1 javë më parë Drama ‘Kreolët e Ballkanit’, me regji të Enver Petrovcit u shfaq premierë këtë të martë në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Në këtë dramë luajtën aktorët Blin Sylejmani, Agron Shala, Vanesa Petrovci, Leonit Maloku dhe Armend Zeqiri. Drama merret me kreolë- fëmijë të lindur nga prindër të racave të ndryshme. Në kohë krize ose lufte, ata bëhen të dyshimtë dhe të padëshirueshëm pikërisht sepse nuk janë të përkushtuar për nacionalitet kombëtar. E gjithë ngjarja zhvillohet mes dy personazheve Hekuranit e inspektorit serb, i cili edhe vetë ka njërin prind kosovar. Dramën “Kreolët e Ballkanit” që është e para për këtë vit në Teatrin Kombëtar, erdhi ta shoh edhe ministrja në detyrë e kulturës, Vlora Dumoshi.