Petrit Çarkaxhiu sjell këngën "Dul behari"

Petrit Çarkaxhiu sjell këngën “Dul behari”

NULL NULL
5 muaj më parë

Këngëtari kosovar, Petrit Çarkaxhiu, e ka realizuar këngën e tij më të re të cilën e ka titulluar “Dul behari”.

Të kredituar në krijimin e kësaj kënge përpos Çarkaxhiut me vokal dhe kitarë, janë edhe Enver Muhamedi me bas të dyfishtë, Afrim Sadiku me çifteli, Etibar Asadli me piano, Baris Dogukan Yazici me trumpetë, Ekin Cengizkan me bateri si dhe Velican Saygun me perkusione.

“N’ujë t’Valbonës shpirtin e flladita, fryu ni erë e kangës prap ia nisa”, thotë një varg i këngës që lë të kuptohet nostalgjia e këngëtarit për trojet shqiptare i cili tash e një kohë jeton në Stamboll të Turqisë.

Megjithatë, “Se behari sot ka çelë për ty” është një rresht përplot optimizëm i Çarkaxhiut i cili është autor i këngëve mjaft melankolike si “Nëntori i ftohtë” dhe “Kur do të pushojë kjo këngë”.