Petrit Çarkaxhiu sjell “Dul behari” (VIDEO) NULL NULL 09.07.2020 20:32 09.07.2020 20:32 Solisti i grupit ‘Jericho’, Petrit Çarkaxhiu, para pak minutash ka publikuar këngën më të re të titulluar “Dul behari”. Edhe këtë këngë, si dy të tjerat që i ka publikuar së fundi, e ka xhiruar në Stamboll dhe regjistruar atje, por duke shtuar edhe disa pamje të natyrës shqiptare, njofton Klan Kosova. Edhe muzika dhe teksti është bërë nga vetë Çarkaxhiu. “DUL BEHARI” Dul behari ni kangës ia mora Tanë Kosovës ni selam ia çova N’ato bjeshkë o mor’ zemrën e treta Bukuri si ty kërka nuk gjeta Amanet o mor’ prej lotëve t’mallit Me dashtë tonin si dy sytë e ballit Gzohu Shipni Zemrën ta dham ty K’no me çifteli Se behari sot ka çelë per ty N’ujë t’Valbonës shpirtin e flladita Fryu ni erë e kangës prap ia nisa Gurë ëm gurë o mija vjet i preka Nji za zane prej tyne e njeva: “Amanet o mor’ prej lotëve t’mallit Me dashtë tonin si dy sytë e ballit” Gzohu Shipni Zemrën ta dham ty Kno me çifteli Se behari sot ka çelë për ty *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Cillian Murphy rezervon rolin e ri në një film që bazohet në histori të vërtetë 2 days