Petkoviq, Kurtit: Frymëzohu nga Rezoluta 1244, jo nga Lidhja e Prizrenit NULL NULL 10.06.2023 17:18 10.06.2023 17:18 Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Pektoviq, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për shënimin e 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Petkoviq tha se Kurti duhet të frymëzohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit e jo nga Lidhja e Prizrenit. “Rezoluta 1244 e cila po ashtu miratua në këtë ditë është një dokument juridik ndërkombëtar i detyrueshëm për Kosovën dhe nëse tashmë është dashamirës i përvjetorëve dhe historisë, Kurti nuk duhet të kthehet në të kaluarën e lashtë por të frymëzohet në atë dokument të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha ai, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Pektoviq fantazoi se 145 vjet më parë, një grup i otomanëve u mblodhën në Prizren për ta themeluar Lidhjen e Prizrenit, i cili cilësoi se ishte kryeqyteti i perandorëve serbë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Sulmi terrorist në veri u sponzorizua nga Serbia, hetimi ndërkombëtar i domosdoshëm 3 minuta më parë
Kosova Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Jeni model zhvillimi dhe aleat strategjik në Evropë 40 minuta më parë