Petkoviq fton të mos spekulohet për ngjarjet në Zubin Potok: Mund ta rrezikojnë stabilitetin NULL NULL 3 months më parë 3 months më parë Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. Petkoviq u ka bërë apel të gjithë aktorëve në Prishtinë që të përmbahen nga, sipas tij, spekulimet e papërgjegjshme dhe jo të besueshme për ngjarjet në Zubin Potok, sepse siç tha ai, ato mund të rrezikojnë stabilitetin në terren. “Sulmet e orkestruara ndaj serbëve dhe Beogradit zyrtar, edhe para përfundimit të hetimeve, vënë në pikëpyetje motivin e këtyre ngjarjeve”, ka shkruar Petkoviq, transmeton Klanksoova.tv. Tutje, ai tha se Beogradi zyrtar është i përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, sepse sipas tij, serbët e Kosovës e dinë më së miri vlerën e paqes. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, policët e Kosovës janë sulmuar me AK-47 e granatë dore në Zubin Potok.