Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peticioni ia “përzien” liftin Bislimit (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 11.10.2023 20:32

Ishte pjesë e dakordimit 4 pikësh të Bratisllavës në korrik të këtij viti.

Por mbajtja e zgjedhjeve të reja në 4 komunat në veri, për të cilën u zotua kreynegociatori Besnik Bislimi me ndërmjetësin evropian Miroslav Lajçak, se do bëhet pas stinës së verës, nuk po shihet në horizont, raporton Klan Kosova.

Qeveria hartoi udhëzimin administrativ për peticion, por si i tillë kërkon ndryshim legjislacioni.

Sulmi i Banjskës po thuhet se ndërroi qasjen ndaj këtij procesi, si rezultat dështoi edhe akordi mes Prishtinës e Brukselit. Si rrugëdalje nga kjo situatë tani po konsiderohet se është dorëheqja e kryetarëve.

Planin tutje të qeverisë s’qe i gatshëm ta tregojë të mërkurën, as vetë ai që arriti ujdinë – Besnik Bislimi.

Madje ai, duke i ikur përgjigjes ndaj pyetjeve të Klan Kosovës, u ngatërrua në lift. /Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.