“Unë më parë preferoj letër higjienike – një zarf anonim me letër higjienike brenda për pyetjet e tua boshe dhe injorante”.

8:51, 7 Dhjetor 2019

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, u ka thënë gazetarëve se është momenti i gabuar të vihet në pikëpyetje mbështetja e tij për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq.

Gjatë një konference për media, ai i ka cilësuar pyetjet e gazetarëve sikur “injorante”, duke mos pranuar të komentojë më hollësisht, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se vendimi për t’i ndarë Çmimin Nobel shkrimtarit austriak ka nxitur reagime të shumta. Një peticion i nënshkruar nga pothuajse 60 mijë njerëz po i bën thirrje Komitetit Nobel që ta revokojë çmimin që iu nda mbështetësit të Kasapit të Ballkanit.

Peticioni pritet të dorëzohet nga protestuesit me 10 dhjetor në Stokholm, në ditën kur Handke pritet ta marrë çmimin e tij.

I pyetur se a e konteston masakrën Srebenicës, ku ishin vrarë rreth tetë mijë burra dhe djem myslimanë, Handke u përgjigj duke përmendur një letër që ai kishte pranuar nga një kritik anonim – ishte letër higjienike në të cilën kishte shkrim kaligrafik prej muti.

“Unë më parë preferoj letër higjienike – një zarf anonim me letër higjienike brenda për pyetjet e tua boshe dhe injorante”.

Momenti kur “nobelisti” Peter Handke iu thoshte protestuesve “shkoni në ferr” (VIDEO)

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë