Pëson sulm në zemër, dërgohet në spital vajza Elvis Presleyt NULL NULL 13.01.2023 01:18 13.01.2023 01:18 Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së Rock-ut, Elvis, është dërguar me urgjencë në spital pasi ka pësuar një arrest të dyshuar kardiak, kanë raportuar mediat amerikane. Këngëtarja 54 vjeçe u gjet e shtrirë në shtëpinë e saj në Kalabasas të Kalifornisë, deklaruan burimet për gazetën amerikane TMZ, transmeton Klan Kosova. Departamenti i Emergjencës së Qarkut në LA tha për CNN se reaguesit e urgjencës ishin dërguar në një adresë në qytet. Por nuk pranuan të thonë se kush ishte pacienti. Megjithatë, nëna e Presley-t, Priscilla, më vonë konfirmoi se ishte vajza e saj. “Vajza ime e dashur Lisa Marie u dërgua me urgjencë në spital. Ajo tani po merr kujdesin më të mirë. Ju lutemi lutuni për të dhe familjen tonë. Ne i ndjejmë lutjet nga e gjithë bota dhe kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe”, shkroi ajo në Twitter.