Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pësoi hemoragji cerebrale, vdes poeti Agim Doçi

NULL NULL
24.06.2024 08:42

Poeti i njohur Agim Doçi ka mbyllur sytë përgjithmonë. Doçi ndodhej prej mëngjesit të së shtunës në reanimacion në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT, pasi pësoi hemoragji cerebrale.

Doçi ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. Ai ishte një prej poetëve më të njohur veçmas si krijues i poezive të këngëve shqiptare.

Doçi ka qenë dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Po ashtu, poeti Doçi ka qenë autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare dhe fitues i mbi 50 çmimeve.

Poeti dhe tekstshkruesi Doçi ka qenë i pranishëm në shumë festivale të këngës në RTSH, por edhe festivale të tjerë.

Në bashkëpunim me emra të njohur të muzikës shqiptare Agim Doçi ka marrë mjaftë çmime. Shumë krijme të tij kanë mbetur hite dhe janë në arkivin e RTSH dhe muzikës shqiptare./Rtsh.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.