Peshku me kancer NULL NULL 08.05.2015 19:12 08.05.2015 19:12 Në Pensilvani , u zbulua një rast i rrallë i tumorit kancerogjen në nje lloj të peshkut që u peshkua nga lumi Susquehana. Ky është rasti i parë i konfirmuar i një lloji të tillë të kancerit në lumin Susquehana. Peshku ishte zënë vitin e kaluar, ndërsa vetëm tash u konfirmua rasti nga autoritetet përkatëse. Peshqit nuk kanë shumë predispozita të preken nga kanceri , dhe ky është rasti i parë i tillë në këtë lokacion. Më herët ishin parë disa lloje të peshqive që kishin pas lëndime dhe plagë të ndryshme. Sëmundja mund të jetë si pasojë e ndotjes gjë që bëri autoritetet të kërkojnë që lumi të përfshihet në listën e mbrojtjes së Agjencionit të Mbrojtjes së Ambientit edhepse kjo e fundit ka bërë të ditur se detyra e tyre është që të merren me kualitetin e ujit dhe jo me shëndetin e gjallesave që jetojnë aty. Qytetarët janë shqetësuar për këtë rast por Departamenti i Shëndetit në Pensilvani bëri të ditur se konsumimi i peshqive me kancer nuk përben rrezik për njerëzit por duhet pasur kujdes të shtuar në konsumimin e pëshqive me plagë dhe lëndime të ndryshme.