Peshkatarja 101 vjeçare që nuk ka në plan të ndalet (VIDEO) NULL NULL 16.09.2021 11:21 16.09.2021 11:21 Më shumë se 90 vjet pasi e filloi, peshkatarja më e vjetër e karavidheve të Maine, po vazhdon ta bëjë këtë punë ende. Në moshën 101 vjeçare, Virginia Oliver është peshkatarja më e vjetër e karavidheve në shtet dhe ndoshta më e vjetra në botë. Ajo bashkë me djalin e saj 78-vjeçar Max vazhdon të ruajë me besnikëri 200 kurthet që di. Ajo tregon se filloi të kapte karavidhe kur ishte 8 vjeç dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Oliver ka kujtime të mira kur filloi të peshkonte, shpjegon pastaj si e kishte lënë punën në mënyrë dramatike dhe i kishte thënë burrit të saj se kishte në plan të shkonte për të peshkuar me të, raporton Associatedpress, transmeton Klankosova.tv. Ajo thotë se është e shqetësuar për karavidhet, të cilat sipas saj i nënshtrohen presionit të rëndë të peshkimit këto ditë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.