Pesë vjet nga vdekja e këngëtares Nexhmie Pagarusha NULL NULL 07.02.2025 07:38 07.02.2025 07:38 Sot mbushen pesë vjet nga vdekja e këngëtares Nexhmie Pagarusha, e njohur si Bilbili i Kosovës. E lindur në maj 1933 në Malishevë, Nexhmie Pagarusha kishte filluar karrierën muzikore në vitin 1948 në Radio Prishtinë. Më 1984 ajo përmbylli karrierën si këngëtare. Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. Përveç këngëtare, ajo ishte edhe aktore filmi e teatri. Për vlerat e punës ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”. Nexhmije Pagarusha vdiq në moshën 86-vjeçare. Ajo la pas vetes pesë albume e 88 këngë, prej tyre më të njohurat “Baresha” dhe “Zambaku i Prizrenit”. Këngëtarja do të mbahet mend si model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025