Pesë vjet burgim për shitësin e nudëllsave në Vietnam - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë vjet burgim për shitësin e nudëllsave në Vietnam

NULL NULL
25.05.2023 13:27
Bui Tuan Lam

Një shitës nudëllsash në Vietnam, i cili bëri parodi ndaj një prej ministrave më të fuqishëm të vendit, është dënuar me pesë vjet e gjysmë burg për propagandë anti-shtetërore, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Bui Tuan Lam u bë i famshëm kur postoi një video më 2021 duke imituar gjestet e markës tregtare të restorantit të nivelit të lartë me bazë në Londër Salt Bae.

Një ministër ishte filmuar më parë teksa hante një biftek të mbuluar me fletë ari në një video të Salt Bae, duke shkaktuar një skandal.

Qeveria vietnameze është rreptësisht intolerante ndaj mospajtimit.

Gjyqi dhe dënimi i 39-vjeçarit në një gjykatë në Danang zgjati vetëm një ditë. Ai duhet të shërbejë katër vjet shërbim prove pasi të lirohet, konfirmoi avokati i tij për BBC, transmeton Klan Kosova.

Në videon e tij, Bui Tuan Lam përhap qepë jeshile në supat e tij me nudëlls në imitim të shefit të famshëm turk – emri i vërtetë Nusret Gökçe – i cili shpesh spërkat me kripë në biftek në një mënyrë teatrale.

Ditë më parë, pamjet e Ministrit të Sigurisë Publike të Vietnamit, To Lam, duke ngrënë një biftek prej 2,000 dollarësh në restorantin e kuzhinierit, kishin shkaktuar bujë në internet.

Shumë vietnamezë vunë re mospërputhjen e një zyrtari të lartë komunist që hante një pjatë që kushtonte më shumë se paga e tij mujore, dhe menjëherë pasi kishte bërë një vizitë në varrin e Karl Marksit në Londër.

Në atë kohë, policia mori në pyetje Bui Tuan Lam dhe mbylli lokalin e tij me nudëlls, i cili ishte bërë shumë i njohur për disa ditë.

Ai u arrestua shtatorin e kaluar.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Bui Tuan Lam