Pesë vendet e BE-së që s’e njohin Kosovën, votuan pro liberalizimit të vizave NULL NULL 09.03.2023 12:58 09.03.2023 12:58 16:17 – Abazoviqi i gëzohet lajmit që Këshilli i BE-së miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i është gëzuar lajmit që Këshilli i Ministrave të BE-së e ka miratuar në lexim të parë propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën. Sipas tij, ky është lajm i mirë për Kosovën dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor, njofton Klan Kosova. “Lajm i mirë për fqinjët tanë, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor! Mali i Zi mirëpret vendimin e Këshilli të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”. 15:52 – Eurodeputeti holandez: Në 2024-ën, Kosova do të marrë udhëtimin e merituar pa viza Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar gjatë ditës në lexim të parë udhëtimin pa viza të kosovarëve. Ky vendim është mirëpritur nga eurodeputeti holandez Thijs Reuten. “Hap i rëndësishëm! Unë e mirëpres këtë vendim të shteteve anëtare. Së shpejti: votimi në komitetin e punëve të brendshme dhe më pas në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Më së voni më 1 janar 2024, Kosova do të marrë udhëtimin e merituar dhe të vonuar pa viza”, shkruan ai në Twitter, transmeton Klankosova.tv. Pas vendimit të sotëm i mbetet Parlamentit Evropian që ta ndërmarrë hapin final rreth heqjes së vizave të kosovarëve. 15:38 – Shqipëria mirëpret vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian pro liberalizimit të vizave për Kosovën. “Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen! Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor!”, është shprehur Begaj, transmeton KlanKosova.tv. “Një vendim shumë i merituar!”. Çështja e liberallzimit të vizave ka mbetur të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Lëvizja e lirë e kosovarëce pritet të ndodhë nga 1 janari 2024. 15:35 – Bislimi: Pritjes po i vjen fundi, qytetarët lëvizin pa viza nga 1 janari 2024 Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është gëzuar lajmit që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Sipas tij, procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së, njofton Klan Kosova. “Një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Me votimin unanim dhe miratimin e sotëm të Këshillit të Ministrave të BE-së, për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkojmë drejt fazave të fundit dhe përfundimit të procesit”. “Procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së. Presim që këto hapa të përfundojnë zyrtarisht brenda pjesës së parë të këtij viti. Pritja e gjatë po shkon hap pas hapi drejt fundit, ku qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024”. 15:21 – Pesë vendet në BE që s’e njohin Kosovën si shtet, votuan pro liberalizimit të vizave Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e ka miratuar në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjatë votimit të sotëm në Këshill, ka pasur vende që kanë votuar pro liberalizimit edhe pse nuk e njohin Kosovën si shtet, njofton Klan Kosova. Spanja nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, megjithatë ka votuar për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët. Njësoj kanë votuar Sllovakia, Rumania dhe Greqia. Kjo çështje tani ka mbetur të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian, njofton Klan Kosova. Shtetit më të ri në Evropë pritet që t’i hiqet regjimi i vizave më 1 janar 2024, kur të hyjë në fuqi sistemi ETIAS. 14:42 – Vendimi i ministrave të BE-së për vizat, Mandl: I vonuar, por arsye për të qenë të lumtur Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian pas miratimit për vendimin lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Megjithatë, Mandl e konsideron këtë hap si shumë të vonuar, njofton Klankosova.tv. “Kjo është shumë e vonuar, megjithatë kemi arsye për të qenë të lumtur. Por ne gjithashtu duhet të pyesim veten pse disa vendime që e bëjnë jetën më të mirë për shumë njerëz dhe nuk do të dëmtonin askënd ndonjëherë zgjasin kaq shumë në BE. Ne duhet të kapërcejmë qasje të tilla ideologjike. Le t’i shërbejmë Evropës dhe evropianëve”, ka shkruar Mandl. Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e aprovoi në lexim të parë vendimin final për heqjen e vizave për shtetas të Kosovës. Sipas rregullave të publikuara nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave për shtetasit do të thotë se do të kenë kohë të qëndrojnë 90 ditë në Zonën Shengen në periudhën prej 180 ditësh, njofton Klankosova.tv Ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024. Kosova ka bërë veprime të mëdha për të përmirësuar sigurinë e saj në menaxhimin e migracionit dhe të përshtatjes së politikës së saj të vizave me atë të BE-së. Kështu tha ministrja suedeze për Migracion Maria Malmer Stenergard. Tashmë i mbetet Parlamentit Evropian që ta ndërmarrë hapin final rreth heqjes së vizave të kosovarëve. 14:18 – Zyra e BE-së në Kosovë i gëzohet lajmit të mirë për liberalizimin e vizave Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i është gëzuar lajmit që Këshilli i Ministrave të BE-së e ka miratuar në lexim të parë propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo zyrë në llogarinë e saj në Twitter e ka cilësuar këtë si lajm të mirë për Kosovën, njofton Klan Kosova. “Lajme të mira për Kosovën në lidhje me liberalizimin e vizave”. 13:48 – Rama: BE-ja po e heq nga vetja njollën e trajtimit të Kosovës si një vend jashtë Evropës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se më në fund Bashkimi Evropian po e heq nga vetja njollën e trajtimit të Kosovës si një vend jashtë Evropës. Ky reagim i Ramës vjen pasi Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi që ta miratojë në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën, njofton Klan Kosova. “Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Evropës! Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Evropian”. 13:13 – Këshilli i Ministrave i dha dritën jeshile udhëtimit pa viza të kosovarëve, vendimi mbetet në duar të PE-së Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e aprovoi në lexim të parë vendimin final për heqjen e vizave për shtetas të Kosovës . Sipas rregullave të publikuara nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave për shtetasit do të thotë se do të kenë kohë të qëndrojnë 90 ditë në Zonën Shengen në periudhën prej 180 ditësh, njofton Klankosova.tv Ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024. Kosova ka bërë veprime të mëdha për të përmirësuar sigurinë e saj në menaxhimin e migracionit dhe të përshtatjes së politikës së saj të vizave me atë të BE-së. Kështu tha ministrja suedeze për Migracion Maria Malmer Stenergard. Tashmë i mbetet Parlamentit Evropian që ta ndërmarrë hapin final rreth heqjes së vizave të kosovarëve. 12:58 – Këshilli i Ministrave të BE-së miratoi në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e ka miratuar në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo çështje tani ka mbetur të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian, njofton Klan Kosova. Shtetit më të ri në Evropë pritet që t’i hiqet regjimi i vizave më 1 janar 2024, kur të hyjë në fuqi sistemi ETIAS. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.