18:09, 4 Prill 2020

Serbia është me numrin më të madh të rasteve me koronavirus në rajon.

Sot janë shënuar pesë vdekje të reja nga virusi dhe 148 të tjerë kanë dalë pozitivë, njofton Klan Kosova.

Në total në Serbi janë 44 të vdekur nga koronavirusi, 1,624 të infektuar dhe 54 të shëruar, shkruan Tanjug.

Drejtori i Klinikës Infektive, Goran Stevanoviq, tha se stafi i spitaleve si dhe burimet, janë zhvendosur atje ku ka më shumë nevojë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë