Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë ushtarë indianë vdesin si pasojë e fundosjes së tankeve gjatë stërvitjes ushtarake

NULL NULL
29.06.2024 18:33
Ushtarët indianë gjatë stëvitjeve ushtarake
Ushtarët indianë gjatë stëvitjeve ushtarake

Pesë ushtarë indianë vdiqën pasi tanku i tyre u mbyt ndërsa kalonin një lumë në rajonin e Ladakh, në kufi me Kinën, thanë zyrtarët të shtunën.

Tanku u fundos për shkak të një rritje të papritur të nivelit të ujit në lumin Shyok gjatë stërvitjes ushtarake, tha në një deklaratë qendra komanduese e ushtrisë indiane, transmeton Klankosova.tv.

Ministri i Mbrojtjes, Rajnath Singh shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe e quajti aksidentin “fatkeq”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.