Pesë trendet klasike të palltove (FOTO)

Pesë trendet klasike të palltove (FOTO)

NULL NULL
1 javë më parë

Koha e palltove ka ardhur zyrtarisht! Nëse temperaturat e ulta dhe moti i keq ju gjeti pa përgatitur, po ju japim një dorë. Para se të blini pallton apo xhupin e radhës, hidhini një sy modeleve më in të këtij sezoni.

Stili oversize do t’ju bëjë të ndiheni si Audrey Hepburn, kurse xhaketa e gjerë e lëkurës do t’ju çojë më pranë modës së viteve ’70-të! Në fund të ditës, zgjedhja është e juaja, por frymëzimi s’bën kurrë keq!

1. Pallto oversize

Elegante, klas dhe komode! Mbi të gjitha, mund të veshësh ç’të duash!

2. Xhup/pallto

Një variant më sportiv i palltos. I ngrohtë, lehtësisht i kombinueshëm dhe sërish, njësoj i rehatshëm.

3. Palltot e trikotuara

Palltoja klasike që s’njeh kohë!

4. Pardesyja vinyl

Nëse gjërat e zakonshme ju janë mërzitur, një super ide për t’u dukur ekstra janë pardesytë vinyl!

5. Palltot vintage

Lëkurë e gjatë dhe pak pellush, anabelmagazine. Qejfi i ditëve të ftohta!