Pesë super ndeshje nga Liga e Francës transmetohen në Artmotion, Valon Berisha dhe Elbasan Rashani nisin sezonin NULL NULL nga Arbon Flugaj 08.08.2021 11:00 nga Arbon Flugaj 08.08.2021 11:00 Pas ndeshjeve të ditës së premte dhe atyre të së shtunës, Ligue 1 franceze vazhdon edhe të dielën në kanalet Art Sport. Java do të përfundojë padyshim në mënyrën më të mirë të mundshme në platformën numër një në vend Artmotion, pasi në program janë pesë duele të javës hapëse në këtë kompeticion. Transmetimet do të nisin qysh në ora 13:00 me ndeshjen në mes Rennes dhe Lens, dy skuadrave që zunë pozitat 6 dhe 7 e vetëm një pikë i ndau në renditjen tabelore të edicionit të kaluar. Kjo ndeshje do të transmetohet në Art Sport 1 nën komentimin e Arbon Flugajt. Në ora 15:00 mund t’i ndiqni dy përballje të tjera të elitës franceze dhe madje në to mund t’i shikoni edhe legjionarët Valon Berishën i cili me Reims përballet kundër Nicës, ndeshje kjo e cila transmetohet në Art Sport 1 nën komentimin e Andi Shabanit, por edhe Elbasan Rashani del në skenë me Clermont Foot që duelojnë ndaj ish-kampionëve të Bordeaux. Kjo sfidë mes tyre transmetohet në Art Sport 2, teksa komentohet nga Valon Krasniqi. Në Art Sport 1 transmetimet vazhdojnë edhe në ora 17:00 me ndeshjen interesante mes Metz që vitin e kaluar përfunduan të 10-tët në tabelë dhe Lille që janë kampionë në fuqi e së fundmi fituan edhe Superkupën, teksa krejt në fund transmetimet e kësaj jave mbyllen me super ndeshjen mes Montpellier dhe Marseille, e cila nga ora 20:45 vjen në Art Sport 1 nën komentimin e Jon Ajetit. ORARI I PLOTË I NDESHJEVE TË SË DIELËS NGA LIGUE 1: 13:00 Rennes – Lens ART SPORT 1 15:00 Nice – Reims ART SPORT 1 15:00 Bordeaux – Clermont ART SPORT 2 17:00 Metz – Lille ART SPORT 1 20:45 Montpellier – Marseille ART SPORT 1 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.