Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë shqiptarë largohen në mënyrë të sigurt nga Izraeli

NULL NULL
17.06.2025 14:11

Pesë qytetarë shqiptarë, të cilët ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot në mënyrë të sigurt përmes territorit të Egjiptit.

Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri, ka njoftuar ministri i jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Ai u shpreh tutje se ky operacion u bë i mundur falë angazhimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim të ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro.

“Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë”, shkroi ndër tjerash Hasani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.