Pesë shqiptarë kapen duke punuar “pa letra” në Zvicër NULL NULL 29.03.2023 18:07 29.03.2023 18:07 Pesë shqiptarë, tre nga Kosova dhe dy nga Shqipëria janë kapur duke punuar “pa letra” në Zvicrës. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në një kantier ndërtimi në Rorschach të St.Gallen. Autoritetet zvicerane “zbarkuan” në kantierin e ndërtimit rreth orës 8:00. Ata i kontrolluan të gjithë të pranishmit, ku gjashtë prej tyre (tre kosovarë, dy nga Shqipëria dhe një nga Bosnja e Hercegovina) nuk i patën lejet e punës. Personat në fjalë u arrestuan nga policia kantonale e St.Gallenit. Punëtorët që punon “në të zezën” nga mosha 25 deri në 52 vjeç, do të raportohen tek prokurori publik i kantonit St.Gallen. Masat ndaj tyre do të shqyrtohen në përputhje me ligjin për të huajt, edhe nga zyra përgjegjëse e migracionit, shkruan faqja e kantonit St Gallen, përcjell Klankosova.tv Po ashtu, u kontrolluan edhe katër shtetas bullgarë të cilët nuk ishin regjistruar siç duhet në procedurën e regjistrimit. Punëdhënësit e tyre po ashtu raportohen në zyrën e prokurorit publik të kantonit St.Gallen. Gjatë kontrollimit, ishin angazhuar disa punonjës të policisë së kantonit St.Gallen dhe një punonjës i Zyrës për Ekonomi dhe Punë të këtij kantoni/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS