Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë rastet në Fushë Kosovë janë kontakte me familjarë në Vushtrri

NULL NULL
01.06.2020 21:34

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se në mesin e 27 rasteve të reja me Covid-19, pesë janë nga komuna e Fushë Kosovës.

Bëhet fjalë për një polic bashkë me familjen e tij të cilët kishin pasur kontakt me një familjar të tyre në Vushtrri, njofton Klan Kosova

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

“Bëhet fjalë për një polic bashkë me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët. Janë raste kontakti me një familjar të tyre me vendbanim në Vushtrri”.

“Momentalisht janë duke u trajtuar në shtëpi të pesë antarët dhe janë në pritje të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së”, deklaroi Topalli.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme