Pesë persona u gjetën të vdekur në Perth të Australisë NULL NULL 09/09/2018 09/09/2018 Policia australiane ka gjetur trupat e pajetë të pesë personave duke përfshirë një grua dhe fëmijë në periferi të qytetit perëndimor të Perth. “Është herët dhe ende nuk e kemi hetuar plotësisht skenën. Ne jemi në dijeni se ka të përfshirë të rritur dhe fëmijë” ka deklaruar në një konferencë për shtyp, Paul Steel, i cili është zëdhënës i policisë së Australisë Perëndimore. Steel ka treguar se policia ka arrit në vendin e ngjarjes në mesditë dhe aty janë gjetur pesë persona të vdekur, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Autoritetet australiane ende nuk i kanë bërë të ditura detajet që shkaktuan vdekjen e këtyre personave. klankosova.tv
Video Lajme Petkoviq i inatosur me Stefanoviqin, që nënshkroi marrëveshjet për targat (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova Price: Bisedimet aktuale në Bruksel të hapin rrugën e zgjidhjes finale (VIDEO) 6 minuta më parë