Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë objektet që duhet t’i mbani në shtëpi për fat të mirë

NULL NULL
04.05.2018 23:30

Besojmë apo jo në bestytni, të gjithë duam të përkëdhelemi pak nga fati!

Shumë besojnë se ky i fundit është i shkruar në yje e askush nuk mund të bëjë asgjë për ta ndryshuar, ashtu si shumë të tjerë bëjnë ç’është e mundur t’i hapin dyert fatit e ta “ftojnë” brenda në shtëpi.

Më poshtë po ju sjellim disa nga objektet që do të ndjellin fatin e mirë në shtëpinë tuaj.

Një derë e kuqe

Nëse dera është e drejtuar nga jugu, e kuqja ose ngjyra portokalli do të ishin ngjyrat që do të ftonin fatin në shptëpinë tuaj.

Sipas feng shui, një praktikë shumë e njohur kineze e cila ndihmon në tërheqjen e energjisë pozitive, dera duhet lyer në ngjyra të ndryshme.

Nëse dera është e drejtuar nga veriu, ngjyra fatsjellëse është bluja dhe e zeza. Perëndimi kërkon ngjyrën e bardhë dhe gri ndërsa lindja kafe dhe jeshile.

Elefanti

Këto kafshë të zgjuara e besnike shihen në kultura të ndryshme si fatsjellëse.

Ndonëse në vendin tonë këto kafshë nuk janë simbol i fatit, një elefant i vogël në shtëpi nuk do t’ju zinte vend, por vetëm do të përçonte energji pozitive, shkruan Living.al.

Feng shui, kultura e lashtë kineze thekson rëndësinë e harmonisë dhe energjisë pozitive në dhomën e gjumit.

Prania e luleve pa gjemba do t’iu bëjë të ndiheni më mirë, por thuhet se do t’ju sjellë gjithashtu fat.

Të gjithë emocionohemi kur në dorën tonë vendosë të ulet një nusepashkë qoftë edhe për pak sekonda.

Arsyeja: ato janë fatsjellëse dhe të jesh i zgjedhuri i nusepashkës do të thotë që fati ju ka përkëdhelur. Sigurisht kjo gjë nuk ndodh rëndomë, ndaj ju sigurohuni që ta keni çdo ditë në shtëpi.

Patkoi i kalit nuk është një simbol i panjohur për shqiptarët, pasi dhe në kulturën tonë ky objekt shihet i fatsjellës.

Ndoshta ajo që nuk dini është paktoi duhet mbajtur në këtë mënyrë që fati të mos “rrjedhë”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.