Pesë mënyra për të zhvilluar qëndrueshmëri dhe për të arritur qëllimet tuaja NULL NULL 22.07.2021 23:30 22.07.2021 23:30 Mbështetja sociale është një aspekt i rëndësishëm i qëndresës, por gjithashtu mund ta stërvitim trurin që të përqendrohet, pavarësisht rrethanave të papritura. Më poshtë gjeni pesë mënyra për të bërë këtë dhe për të arritur qëllimet tuaja Vendosni qëllime të qarta, kuptimplota Vendosja e qëllimeve për veten është thelbësore për ndërtimin e qëndresës, tha Timothy Baghurst, një profesor i arsimit. Për shembull, qëllimi i përgjithshëm “Unë dua të bëhem i aftë” nuk është specifik. Thënia “Unë dua të bëj më të mirën time” është relative, ndërsa bie fjala planifikimi për të përfunduar maratonën brenda një numri të caktuar minutash është i matshëm. Përcaktimi se sa përshtatet qëllimi në stilin e jetës ose çfarë përpiqeni të arrini me karrierë, ju tregon se sa i rëndësishëm është, tha Baghurst. Tregoni të tjerëve për qëllimet tuaja T’u tregosh njerëzve për qëllimet tua mund të jetë motivuese nga përgjegjësia, tha Baghurst. “Nëse nuk u them njerëzve të tjerë, atëherë unë mund të heq dorë nga ai qëllim dhe nuk është me të vërtetë një punë e madhe. Por nëse u kam thënë të gjithë kolegëve të mi në zyrë e di se do të më pyesin dhe kështu mund të më bëjë më pak të përgjegjshëm.”, shpjegoi ai. Vizualizoni si sfidat, ashtu edhe suksesin Sipas Baghurst një teknikë e mirë është përdorimi i imazheve që të fillosh të besosh atë që dëshiron të arrish, duke parë pengesat e mundshme gjatë rrugës dhe duke imagjinuar veten duke kapërcyer ato pengesa. Rikujtoni qëllimet Kujtimi i qëllimeve në momentet e stresit mund të jetë i vështirë, por disa atletë kanë mënyra praktike për ta kujtuar veten për planet e tyre dhe pse janë të rëndësishëm, tha Baghurst. Mësoni të rikalibroni Kur humbasim kontrollin e asaj që po përpiqemi të arrijmë, kemi harruar se ndjenja e fatit është në duart tona, tha Baghurst. Pavarësisht se çfarë ndodh gjatë përpjekjeve për të përmirësuar qëndresën, këmbëngulja është gjithmonë më e mirë se heqja dorë. Kapërcimi i përsëritur i pengesave mund të ndihmojë në fusha të tjera të jetës, kështu që herën tjetër kur do të punoni drejt një qëllimi, gjithashtu mund të mbështeteni në kujtimet e udhëtimeve dhe sukseseve të mëparshme, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.