Pesë librat më të mirë të 2018-ës, sipas Bill Gates NULL NULL 02.01.2019 19:59 02.01.2019 19:59 Bill Gates është një lexues i përkushtuar. Në vitin 2018, krijuesi i Microsoft ka lexuar shumë libra, por pesë prej tyre ua sugjeron edhe juve – ashtu siç bën çdo vit. Titujt më poshtë: 1.“Bad Blood: Secrets and Lies in a Silicon Valley Startup”, një libër për të cilin ka thënë se nuk e linte dot mënjanë deri sa ta mbaronte. Në këtë libër trajtohet historia e dështimit të Theranos, një kompani e cila pretendonte se thjesht duke marrë një epruvetë të vogël gjaku, mund të jepte vlerësimin për shëndetin e përgjithshëm të pacientit. “Historia ishte shumë më e çmendur nga çfarë mund të imagjinoja. Në këtë libër gjen gjithçka: mashtrime të rafinuara, intriga koorporatash, histori revistash, marrëdhënie familjare dhe dështimin e një kompanie që vlente 10 miliardë dollarë”, shkruan Gates. 2.“21 Lessons for the 21st Century” nga Yuval Noah Harari. Gates është një fans i madh i historianit dhe autorit Noah Harari, i cili gjithashtu shkroi “Sapiens” dhe Homo Deus,” dhe libri i tij i fundit ka arritur të impresionojë Gates. 3.“The Headspace Guide to Meditation and Mindfulness” nga Andy Puddicombe. “Jam i sigurt që në moshën 25 vjeçare do e përqeshja këtë libër, por unë dhe Melinda jemi interesuar shumë për meditimin kohët e fundit,” thotë Gates, i cili tani menditon dy ose tre herë në javë. 4.“Army of None” nga Paul Scharre. Ky libër është një pamje provokuese e inteligjencës artificiale në luftëra,” shkruan Gates. “Është një temë shumë e komplikuar,” thotë ai, por Scharre, një ekspert i mbrojtjes në Pentagon dhe pjesëtar i ushtrisë amerikane, ofron anët negative dhe pozitive të luftërave të fuqizuara me inteligjencë artificiale. 5.“Educated” nga Tara Westover. Në këtë biografi bestseller, Tara Westover pasqyron fëmijërinë e saj si më e vogla e pesë fëmijëve e cila u rrit në një shtëpi mormone fundamentaliste në zonat rurale. Babi i saj besonte që duhet ta izolonte familjen e tij nga e gjithë shoqëria, duke përfshirë sistemin shëndetësor dhe arsimor, kështu ajo nuk shkeli në një klasë shkolle deri sa ishte 17 vjeç. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 20 orë më parë